Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ndodh mrekullia/ 32 ditë në koma, bebja 5-muajshe i mbijeton koronës

Pasi kaloi një muaj në koma të induktuar, një foshnje 5 muajshe në Brazil arriti ta mposhtë koronavirusin e të shkojë në shtëpi në kohë për të festuar 6 mujorin e tij.

Disa muaj pasi erdhi në jetë, Dom Andrade  u diagnostikua me Covid-19 në spitalin Pro-Cardiaco në Rio de Janeiro. Ai kaloi 54 ditë në spital - 32 prej tyre në një gjendje kome dhe i lidhur me një ventilator, i tha CNN babai i Domit, Wagner Andrade." Kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se mos behej fjalw pwr një infeksion bakterial," tregon ai.

"Por ilaçet nuk funksionuan dhe djali u përkeqësua. Paskesaj, unë dhe gruaja ime vendosëm ta çonim në një spital të dytë dhe ata e testuan. Ishte koronavirus", rrëfen i ati.

Nuk dihet sesi u ekspozua vogëlushi ndaj sëmundjes, nga e cila nuk janë prekur prindërit e tij, por dyshohet se kjo mund të ketë ndodhur gjatë një vizite në shtëpinë  një të njohuri. Wagner dhe e shoqja mendojnë se ka vetëm një fjalë për të përshkruar shpëtimin e fëmijes së tyre: “ Mrekulli”!

Brazili shënon deri tani gati 29.000 vdekje nga koronavirusi, ndërsa për nga numri i nfektimeve, rreth 500.000, ai vjen i dyti në botë pas Shteteve të Bashkuara.

[gallery ids="1065092,1065091"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore