Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Alarmohen grekët: Rama i ofron Erdoganit bazën ushtarake të Pashalimanit

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pothuajse i gatshëm t’i dorëzojë mikut të tij Rexhep Tajip Erdogan bazën e Pasha Limani në Vlorë për tu shndërruar në një bazë detare të marinës turke.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, sipas të cilave bisedimet kanë filluar pas takimeve të mëparshme midis dy liderëve, si pjesë e bashkëpunimit më të ngushtë të mbrojtjes së qeverisë së Tiranës me Ankarasë.

Parlamenti shqiptar ratifikoi Marrëveshjen e Bashkëpunimit të Mbrojtjes Turqi-Shqipëri javën e parë të majit së bashku me protokollin e ndihmës ekonomike nga Ankaraja.

Dhe, natyrisht, kjo ndihmë do të jetë shërbim për qëllime ushtarake, por vetëm nga Turqia, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë të varësisë, në një kohë kur Shqipëria po kërkon të përparojë në negociatat e saj të pranimit në Bashkimin Evropian”- shkruan televizioni grek “Ant1news”.

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Marrëveshjen e bashkëpunimit financiar me qëllim blerjen e mallrave dhe shërbimeve për qëllime ushtarake, mundësisht nga firmat dhe shoqëritë vendase që janë pjesë 100 për qind e prodhimit të brendshëm, kryesisht në Turqi.

Marrëveshja dhe protokolli janë nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, më 6 shtator 2019 në Tiranë dhe nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, më 11 nëntor 2019 në Ankara.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti mes Shqipërisë dhe Turqisë është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga ana tjetër, Turqia ka ofruar 16 milionë dollarë grant Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve të Forcave të Armatosura.

[gallery ids="1063352,1063351,1063353"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore