
Dalin fotografitë nga aksidenti i sotëm i ndodhur në Gramsh, ku humbi jetën një person dhe u plagosën pesë të tjerë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20 në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një makinë përfundoi në greminë pasi shoferi humbi kontrollin.
Nga aksidenti humbi jetën Elidon Llapushi 24 vjeç dhe u plagosën: Shaban Paja 67 vjeç; -Erald Blogu 25 vjeç; Reardio Blogu 25 vjeç; Amarildo Barjami 22 vjeç dhe Noli Kotorri 33 vjeç, që duket se ka thyerje të kërcirit
Viktima dhe të plagosurit u transportuan për në spital me makinat e rastit pasi as ambulancat dhe as policia nuk munden të mbërrinin për shkak të terrenit të thyer.
Mësohet se në makinë kanë qenë duke udhëtuar pjesëtarët e një familjeje dhe shoferi ka humbur kontrollin si pasojë e një defekti teknik.