Art Motion mashtron publikisht, DigitAlb nuk transmeton kanalet Klan Kosova dhe Alsat M

Me anë të një kronike të transmetuar në Klan Kosova, pjesë e grupit Art Motion, pretendohet se platforma më e madhe televizive, DigitAlb piraton kanalet televizive. Në kronikën, e shpërndarë edhe nga disa portale në Shqipëri, thuhet se DigitAlb dhe Tibo piratojnë kanalin e Klan Kosovës, Alsat M dhe RTK (televizionit shtetëror të Kosovës). (SHIKO KËTU KRONIKËN)

Por kjo është e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme!

Nëse i bën një kontroll listës së kanaleve të platformës DigitAlb, prej shumë kohësh dy kanalet, Klan Kosova dhe Alsat M nuk janë më. Kontrata e bashkëpunimit me Klan Kosovën ka përfunduar në 31 Janar 2020 ndërsa me Alsat M që në Shkurt të vitit 2019.

Dhe prej kësaj date, asnjë prej këtyre kanaleve nuk është më në platformën e DigitAlb.

Ndërkohë lidhur me kanalin e RTK, që është televizioni shtetëror i Kosovës, situata është krejt ndryshe. Është e vërtetë që kompania Art Motion ka një kontratë të dyshimtë dhe në shkelje me ligjin. E para, televizioni shtetëror RTK është pronësi e publikut, pasi mbahet me taksat e qytetarëve të Kosovës. Nëse RTK kërkon të bëj marrëveshje për transmetim të drejtash ekskluzive me Art Motion, atëhere duhet të marrë një konfirmim nga qytetarët e Kosovës.

Dhe e dyta, televizioni shtetëror RTK, e detyron ligji që të shfaqet pa pagesë për të gjithë qytetarët e Kosovës, kudo që ata ndodhen. Deri më sot, askush në RTK, nuk e merr përsipër autenticitetin e kësaj kontrate bashkëpunimi me Art Motion.

Nuk dihet qëllimi i kësaj kronike të transmetuar në Klan Kosova për pretendimet e Art Motion, por të gjitha abonentët e DigitAlb janë të qartë se ky është një fakenews, për të dëmtuar imazhin e kompanisë më të madhe të shqiptarëve, DigitAlb.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.