Pandemia e koronavirusit ka detyruar njerëzit që të vetizolohen në shtëpi dhe nga ana tjetër kafshët të dynden nëpër qytetet apo qendrat urbane tashmë të zbrazura.


Këto hapësira u takojnë atyre, ndërsa më parë as nuk guxonin që të futeshin, nisur nga prania e madhe e njerëzve.


Fotot e mëposhtme tregojnë momente të kafshëve të cilat qëndrojnë në qytetet, që nga Nju Dehli (Indi) në Buenos Aires (Argjentinë).


Drerë, ketra, dhelpra, majmunë, derra të egër kanë nisur që të eksplorojnë këtë hapësirë të re, në kërkim të ushqimit, apo vetëm për të luajtur.