«Dukesh i lumtur», – më shkruante në email një mik nga Irlanda disa javë më parë. “Duke gjykuar nga bloget dhe mediat e tua sociale, duket sikur je në ndonjë ballo.” Epo, nuk jam. Rënia e humorit po vinte gjithsesi; pas pesë javësh e tre ditësh izolimi (së pari me zgjedhje, pastaj me urdhër të qeverisë), këtu është. Kam pasur shumicën e jetës sime kam pasur ulje-ngritje, megjithëse e konsideroj veten me fat që muajt e fundit që kam pasur më shumë ngritje sesa ulje.


Duke hedhur një vështrim pas, mund të shoh se prodhimi im i fundit maniak” mund të ketë qenë pikërisht kjo: kam mbaruar një libër (fiction) dhe jam mirë në një tjetër (jo fiction), dhe kam zhvilluar një obsesion aq të fortë për pemët e bukura, sa kam filluar të fantazoj për një Olimpiadë globale të pemëve; mbase duhet ta pranoj se ajo që një mik i vjetër e quante  “energjia time demonike” , ka qenë shumë demonike vërtet. Shenat i vura re tre ditë më parë. Gjumi i dobët është gjithmonë një sinjal rreziku dhe unë kisha javë të tëra kështu.


Ndonëse arrita të fle një natë të tërë I patrazuar prej kushedi sa kohësh, u zgjova me ndjesinë e boshllëkut, kokën të mjegulluar; jo tamam ndjesitë e forta të mbërritjes së një depresioni të madh, por lajmëtaret e tij. Ia tregoj menjëherë partneres sime. Përpara nuk e bëja, por tani më ndihmon.  U ngrita, u rruajta, lava dhëmbët. Kjo mund të duket e parëndësishme – por nuk është ashtu. Kur e ndiej që “halli” po afrohet, higjena është e para ” që vuan pasojat”. Vesh rrobat e djeshme, nuk e vret mendjen si dukesh- merakosesh vetëm sesi ndihesh. Mora antidepresantin tim, sertralinë. Kam vite që e marr përditë- dhe muaj e fundit kjo ka qenë një e mirë afatgjatë – e madje edhe kam qeshur ndërsa e bëja. Kam këtë zakonin e çuditshëm që I bëj serenatë Fiona [Miller] melodinë e “Luleve të Skocisë”, dhe I ” shpik” fjalët sipas vendit ku jemi dhe çfarë po bëjmë. Javën e kaluar, ishte:


 


Oh fuqi e sertralinës,


Cfarë do të bëja,


Pa pilulat e mia?


Po i marr tani,


Ta mbaj kokën drejt,


Një ditë tjetër thërret,


Sa me fat jemi të dy,


Që jemi gjallë.


Ndonjëherë e bën Fionën për të qeshur; herë të tjera ajo shqetësohet. E toleron, por e di se është në fakt një shenjë paralajmëruese kur krijuar një varg për banjën, një varg për shkallët dhe një tjetër për kuzhinën. E kuptoni besoj. Por tre ditë më parë, unë nuk isha duke kënduar. Nuk vija vërdallë duke u ngacmuar. Shkuam për shëtitjen e përditshme; por, ndërsa shumicën e ditëve unë mund të fotografoja dyzet pemë, dhe u kërkoja miqve të më dërgonin foto për të hyrë në konkursin tim “Pema e Ditës”, atë ditë unë fotografova vetëm tre dhe po që miqtë të mos më dërgonin asnjë. Të nesërmen, i dhashë  medaljen time të artë një peme që ka vdekur, të rrafshët në anë e të paksa të shëmtuar;  dhe medaljet e tjera ishin për pemët që dukeshin sikur kishin hequr dorë nga pamja e tyre. Kur dita e dytë e rënies, qe akoma më e keqe se e para. Kështu që I hodhë një sy shkrimit që bëra kur nisi izolimi, ku si djalë ” I lumtur që isha”, i këshilloja të gjithëve se si të largohen nga depresioni dhe ankthi, sikur të isha një lloj mjeku për kombin. Duke e lexuar tani, shoh se isha pak maniak.


Është megjithatë e dobishme ta shikoni këtë si një udhëzues nën një këndvështrim ndryshe. I redaktova 20 rekomandimet dhe vendosa në kllapa, me guxim, mendimet e mia se si mund të përpiqem t’i përdor ato tani, sot:


 



  1. Kujdesuni për njerëzit më të afërt me ju.


 


Do të përpiqem të jem i sjellshëm me Fionën gjithë ditën. Do të marrë në telefon fëmijët dhe motrën timë. Do të përpiqem të bëj një gjë praktike për ta, të madhe apo të vogël, pas çdo telefonate.


 



  1. Qëndroni aktiv


 


Humor i ulët nënkupton energji të ulët. Tundimi për të bërë asgjë është i gabuar.Mundohuni t’i rezistoni. Kam gjetur një justifikim që të mos shkoj në shëtitje këtë mëngjes, dhe jam përpjekur të anuloj dy takime të Zoom. Tani do t`I rikthej dhe do të shëtis më vonë.


 



  1. Bëni ushtrime


 


Gjithmonë e rëndësishme, por edhe më shumë tani. Duke qenë se humba shëtitjen, do e vë zilen e orës në  2 pasdite. Do të bëj një orë në biçikletën time të stërvitjes.


 



  1. Shikoni mirë dietën tuaj


 


Në fillim dështojnë. Kur Fiona ishte jashtë me qenin, hëngra një copë të madhe kek. Por tani e tutje, sa më shumë fruta. Do tërhiqem pak nga rituali I qëndrimit në divan me patatina përpara.


 



  1. Kujdes me alkolin


 


Mos pini asgjë sonte.


 



  1. Flini shumë


 


Në shtrat para orës 10 sonte.


 



  1. Lexoni libra dhe jo gazeta


 


Kam shkruar plot, por nuk kam lexuar sa duhet. Një mik më dërgoi një libër me pemë të mëdha historike. Do të filloj ta lexoj këtë pasdite.


 



  1. Uleni pak ritmin me mediat sociale


 


Do të bëj pesë postime në Tëitter sot, dhe një postim në Instagram për Pemën time të ditës. Jo më shumë.


 



  1. Dëgjoni muzikë rregullisht


 


Unë do të dëgjoj Brel dhe Elvis, Piaf dhe Abba, kur jam në biçikletë.


 



  1. Edhe më mirë: bëni muzikë


 


Do nxjerr gajden pastaj; do të interpretoj “Heroes Everyday”, kënga bamirësie që krijova si I futar me gajde I grupit skocez Skerryvore.


 



  1. Mendoni pozitivisht


 


Marilyn Monroe thoshte ishte motoja që ajo ndjek. (Unë me siguri po e bëj tani.)


 



  1. Mbani kontakte me njerëzit me të cilët do të takohet normalisht, por që nuk po I shihni dot përballë


 


Fëmijët – u krye; motra- për tu bërë. Të tjerët, më vonë.


 



  1. Kontaktoni me dikë me të cilin I keni humbur kontaktet


 


Unë nuk kam folur me John Prescott për një kohë të gjatë. Do ta bëj sot.


 



  1. Bëni cdo ditë diçka të mirë për dikë tjetër


 


Sapo keni shtuar fondin e Kapitenit Tom Moore. Dy student më dërguan emaile ku më kërkonin ndihmë për disertacionet, dhe I thashë ” Po”.


 



  1. Provoni gjëra të lehta nëse e keni të vështirë të bëni gjëra të vështira


 


Tavolinë e rregulluar.


 



  1. Qëndroni kuriozë


 


Kohët e fundit kemi shkarkuar një aplikacion për njohjen e shpendëve. Do të dal me qenin më vonë, dhe do ta marr me vete aplikacionin.


 



  1. Shijoni natyrën


 



  1. Mos harroni se kriza do të marrë fund


 


Kjo rënie humori nuk është ende depresion


 



  1. Mbajini gjërat në perspektivë


 


Kjo është e lehtë deri më tani.


 



  1. Shikoni të mirën nga cdo e keqe


 


Pas çdo pengese, ekziston një mundësi. Të shkruash për këtë ndihmon, e të shpresojmë që I ndihmon dhe të tjerët.