Bashkia e Tiranës ka reaguar pas publikimit nga Gazeta SHQIP të një tenderi që është hapur ditët e fundit nga Agjencia e Shërbimeve Funerale ku kërkohet blerja e 136 arkivolëve “për përballimin e COVID-19”.


Konkretisht, kërkohet të blihen 56 arkivolë të vegjël, për fëmijë deri në 1 vjeç; 75 copë arkivolë të mëdhenj të madhësive standarte dhe 5 copë arkivolë më të mëdhenj se standardi.


SHQIP u interesua pranë drejtuesëve të Bashkisë,  të cilët thanë se nuk bëhet fjalë për vdekje nga koronavirusi, por për vdekje natyrale.


Në kushtet e COVID-19, tenderi i referohet blerjeve në statusin juridik të emergjencës dhe jo bebeve me COVID-19″. – iu përgjigj Bashkia e Tiranës, interesit të SHQIP.


Ligji parashikon se në rastet kur ka gjendje të jashtezakonshme, si luftë, tërmet, pandemi; prokurimet normale bëhen në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. E thënë më thjeshtë, nuk kemi të bëjmë me vdekje nga koronavirusi, por me vdekje gjatë pandemisë, ku përfshihen edhe ato natyralet.


Bashkia organizon shërbimet funerale për personat që vdesin nga COVID-19, të moshuarit e braktisur si dhe për bebet që lindin pa jetë në meternitet.


Referuar numrit të lartë të arkivolëve për fëmijët, bashkia sqaron për SHQIP se varros mbi 50 bebe që lindin pa jetë në maternitet. Dhe nuk bëhen fjalë për bebe të prekura nga COVID-19, por për vdekjet natyrale në martenitet.