Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Krimet me pronat e Lalzit, si tentuan të fusin në grackë një juriste të Hipotekës Durrës

Një seri abuzimesh janë regjistruar në Hipotekën e Durrësit, për pronat në Gjirin e Lalzit, ku janë të mpleksur drejtues, kriminelë, oligarkë, gjyqtarë e prokuror. Në këtë shkrim do të sjellim një denoncim me dokumenta ekskluzive që disponon Gazeta SHQIP, sesi krimi dhe drejtësia janë bërë bashkë, për të bërë ?kokë turku? një juriste të Hipotekës Durrës.

Bëhet fjalë për Lusiena Kolajn dhe sot do tju tregojmë peripecitë e saj në dyert të gjykatave, për të vendosur drejtësinë.

E gjithë fabula nis në datën 23 janar 2019, ku kërkohëj shkarkimi nga detyra i Lusiena Kolaj, në bazë të një projekt-raporti të hartur pas kontrollit në ZVRPP Durrës. Menjëherë pasi u njoh me këtë vendim, juristja Lusiena Kolaj kërkoi informacion, duke bërë një ankesë në datë 31 janar 2019, ndaj këtij projekt-raporti që kishte sjellë shkarkimin e saj.

Në bazë të ankimimit të juristes Kolaj, ngrihet grupi i punës për të marrë në shqyrtim rastin e shkarkimit. Në fund grupi konstaton se Lusiena Kolaj, nuk figuronte në asnjë rresht të atij projekt-raporti dhe për këtë arsye revokoi urdhërin e shkarkimit. Ky është skandali më i madh për një institucion shtetëror.

Pra, kemi të bëjmë me një rast për goditur një juriste, e cila nuk kishte pranuar për muaj me radhë për të firmosur falsfikimet me pronat në Gjirin e Lalzit.

Vijojmë më tej.

Pasi grupi i punës vërejti se emri i Lusiena Kolajt, nuk ishte në projekt-raport por ishte përmendur në mënyrë tendencioze, atëherë revokoi urdhërin e shkarkimit të saj dhe në datë 20 shkurt 2019, ajo rikthehet në punë, në pozicionin që kishte pasur më parë.

Lusiena Kolaj rikthehet në punë por për bandat dhe gjyqtarët e përfshirë në mafien e pronave në Lalëz, ky ishte një lajm i keq. Juristja nuk do të firmoste asnjë falsifikim, përsa kohë ajo do të qëndronte në punë.

Arrestimi nga Arjan Ndoji

Përgjatë disa muajve, ndaj juristes Lusiena Kolaj ishte ushtruar presion për të firmosur tjetërsimin e qindra hektarëve tokë në Gjirin e Lalzit dhe qarkun e Durrësit. Kolaj ka refuzuar vazhdimisht dhe për presionet që i ishin ushtruar asaj, kishte vënë në dijeni të gjitha strukturat shtetërore, që nga Ministrja e Drejtësisë e deri tek Kryeministri.

Të gjendur përballë këtij fakti, ata që kishin interes tek pronat e Lalzit, çojnë në pranga në datë 25 tetor 2019, drejtorin e Hipotekës Durrës, Liridon Pulaj ndërsa kërkohet detyrim paraqitje për juristen Lusiena Kolaj. Asokohe, Zv. Kryeministri Erion Braçe deklaroi se këta zyrtarë të hipotekës, ishin arrestuar nga prokurori Arjan Ndoji, pa asnjë provë dhe në mënyrë tendencioze, por vetëm se nuk kishin firmosur falsifikimet me tokat e Lalzit. Emisioni investigativ Top Story, zbuloi sesi familjarë të prokurorit Ndoji, kishin përfituar me mijëra hektarë tokë në Gjirin e Lalzit.

Pikërisht ky veprim i Arjan Ndojit, solli preteksin për shkarkimin e juristes Lusiena Kolaj, duke e hequr qafe për t?i hapur kështu rrugë abuzimeve me pronat. Juristja Lusjena Kolaj nuk u tërhoq asnjëherë nga e drejta e saj, kjo edhe për faktin se ishte kryefamiljare me një fëmijë të mitur. Ajo nuk kishte burim tjetër të ardhurash, përveç punës së saj.

Rikthimi në punë

Sikletet e juristet Lusiena Kolaj me sistemin e drejtësisë rinisën sërish. Ajo kërkoi me ngulm rikthimin në punë. Nëpërmjet disa shkresave të ndryshme, Lusiena Kolaj i kërkoi prokurorisë që ta merrte në pyetje, në lidhje me hetimet e nisura ndaj saj. Për 3 muaj rresht, Prokurori i Durrësit, Afrim Shehu nuk kreu asnjë veprim ndaj Kolajt.

Në datë 17 janar 2020, Lusiena Kolaj i kërkon drejtueses së Prokurorsë Durrës, Anita Jella, me një ankesë për shkak se nuk ishte marrë në pyetje dhe nuk kishte dijeni për arsyet e pezullimit nga detyra si juriste pranë ZVRPP Durrës.

Menjëherë pas kësaj ankese, prokurori Afrim Shehu, merr në pyetje Lusiena Kolajn. Gjatë marrjes në pyetje, prokurori Shehu nuk gjeti asnjë shkelje dhe asnjë abuzim të juristet Kolaj. Por prokurori nuk mori asnjë vendim.

Në datën 4 shkurt 2020, masa e detyrimit të paraqitjes për Lusiena Kolajt u shua, për shkak të afateve, në bazë të nenit 267 të Kodit të Procedurës Penale. Pra, juristja do të rikthehej në detyrë, pasi prokurori Afrim Shehu nuk gjeti asnjë gjë të paligjshme gjatë hetimeve.

Por, në kohën kur pritej rikthimi në detyrë, në datë 10 mars 2020, prokurori Afrim Shehu kërkon të zgjatet masa e sigurisë (vendimi i pezullimit nga puna) edhe 3 muaj të tjerë. Kjo ishte në shkelje me ligjin për dy arsye, e para që afatet kishin përfunduar dhe masa e sigurisë ishte shuar sipas Kodit të Procedurës Penale dhe e dyta shtyrja e afatit me tre muaj ishte paargumentuar pasi nuk kishte asnjë provë të re ndaj Lusiena Kolajt.

Edhe pse duhej zhvilluar seanca gjyqësore brenda 5 ditëve për masën e sigurisë, u gjet argumenti i shtyrjes me 1 muaj për shkak të situatës pandemike të Covid-19. Kjo ishte një tjetër shkelje flagrante dhe tendencioze për të mbajtur sa më gjatë Lusiena Kolajn, larg ZVRPP Durrës. Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte urdhëruar që masat mos shtyhen për shkak të Covid-19, por kjo nuk u morr parasysh nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kështu, seanca gjyqësore e parregulltë u mbajt në datë 15 pril 2020. Dhe këtu vijon sërish shkelja më e rëndë. Prokurori Afrim Shehu i kërkoi gjyqtarit Petraq Curri zgjatjen e pezullimit tim nga detyra me afat 3 muaj, por afati të shtrinte efektet e tij që nga dt. 04.02.2020.

Por siç e kemi përsëritur gjatë gjithë shkrimit, Lusiena Kolaj duhej mbajtur sa më larg hipotekës në Durrës, në mënyrë që falsfikimet atje të kryeheshin pa asnjë problem.

Gjyqtari Petraq Curri vendosi pezullimin nga detyra me një afat 3 muaj  afat që fillon nga data 04.02.2020 deri në 04.05.2020, pa asnjë argument dhe pa asnjë provë. Kurrsesi gjykata nuk mund të jepte një vendim me fuqi prapavepruese, për të legjitimuar një procedurë të cilën ligji e bën nul nëse organi i nuk ka provuar një shkelje të supozuar.

Ky shkrim tregon vetëm majën e ajsbergut të abuzimeve në ZVRPP Durrës, me pronat në Gjirin e Lalzit dhe në bregdetin e Shqipërisë. Lusiena Kolaj është vetëm një nga viktimat e kriminelëve të veshur me pushtet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore