Foto dhe makiazh/ Kryebashkiaku Rakip Suli në gjurmët e propagandës!

Që kur u zgjodh si Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli është tepër aktiv në rrjetet sociale. Për çdo punë publike, inagurim, takime me banorët, me biznesin etj, Suli merr fotograf ose kameraman me vete, për të zhvilluar më tej strategjinë e tij të PR në facebook.

Nuk ka asgjë të keqe të përdorësh rrjetet sociale për të përmirësuar imazhin, por mënyrën sesi e bën duhet ta përzgjedhësh. Të dërgosh një shport me ushqime pranë një familje në nevojë dhe më pas të bësh një stand-up përpara tyre, kjo nuk është mënyra e duhur.

Shikoni foton me vëmendje, sesi ndjehen këta fëmijë dhe kjo grua, kur fotografohen qeskat e varfërisë. Aty në tokë i kanë lënë një thes me miell dhe një kuti, që mund të jenë ushqime tepër bazike. Më qesharak është edhe aktori Rakip Suli, i cili me këmbë e duar po improvizon një klip mbi mjerimin.

Ndërkohë në një foto tjetër, Rakip Suli bën fotografi duke shkarkuar miellin nga një kamion. Por a nuk do të ishte më mirë që kryebashkiaku i Kamzës të punësonte një punonjës që ta ndihmonte për shkarkimin e miellit, sesa një fotograf?

Vijojmë më tej!

Ditën e sotme, Suli u shfaq si agjent marketingu. Ai falenderoi një bankë të nivelit të dytë, pasi po ndihmonte 100 familje në nevojë me nga një pako me ushqime. Natyrisht, kryebashkiaku i Kamzës, e dokumentoi këtë me anë të një video, pranë një komuniteti rom. “Siç e shihni me zë dhe me figurë, këto familje kanë nevojë për këto ushqime”- tha Suli, dalja e të cilit mund të ishte krejtësisht e evitueshme.

Përpara imazhit me foto dhe video të improvizuara, z. Suli duhet të ushtrojë artikulimin në të folur (public speech), pasi deri tani të gjithë e mbajnë mend për batutën e tij Pipipim, papapam, papapam…

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.