“Vjen nga një vend që ishte shkatërruar nga lufta, Shaqir Duraj, gjithmonë ka qenë mirënjohës për ndihmën që kanadezët i dhanë atij dhe familjes së tij kur arritën për herë të parë në Kanada”


Kështu e kanë nisur rrëfimin gazeta online, CalgaryJournal, për shqiptarin nga Kosova që po shpërndan bukë falas në Kanada.


Duke u rritur në Prishtinë, Duraj dhe pesë vëllezërit e tij jetuan me fitimet nga furra e tyre. Ata bënë emër të famshëm me furrën e tyre.


Në vitin 1999, familja Duraj ishte në mesin e mbi një milion refugjatëve që kanë ikur nga vendi gjatë luftës në Kosovë


“Forcat serbe po bënin kërdi në Kosovë, duke vrarë njerëz. Unë, gruaja ime dhe vajza ime më e madhja shkuam në Maqedoni ku qëndruam dy muaj në një kamp të KB-së”, thotë Duraj.


Por, sot edhe me mbylljen masive të bizneseve, Duraj po kërkon mënyra për të ndihmuar komunitetin dhe njerëzit duke shpërndarë bukë për ata në nevojë.


“Unë dhe fëmijët e mi rreth tre javë më parë filluam të flasim se si mund t’i ndihmojmë njerëzit”.


Duraj e kuptoi që të moshuarit ishin shumë të prekshëm dhe kishin nevojë për ndihmë më shumë sesa shumica gjatë kësaj kohe të vështirë.


“Ne filluam të ndihmojmë të moshuarit përreth qytetit duke shpërndarë dy bukë falas për ata që nuk mund të lënë shtëpitë e tyre”.


Duraj thekson se është në raste si këto duhet të mbështesim njëri-tjetrin.