Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë, të cilët festojnë sot Pashkët. Teksa ka publikuar një video të atmosferës së festimit të kësaj feste të shenjtë, kreu i qeverisë zgjedh të urojë shqiptarët me një mesazh të shkurtër: “PASHKË TË GËZUAR ?”.


Këtë herë shqiptarët i ka gjetur ndryshe festa e Pashkëve, pasi qëndrojnë të izoluar për shkak të masave kundër koronavirusit. Për këtë vit mungoi meshën e madhe të së shtunës mbrëma, ndërkohë që sot familjet do të mbajnë drekën tradicionale.


Pashkët, Basha: Drita e shpresës u ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare


Në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, të cilët festojnë sot Pashkët, nuk ka munguar urimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.


Përmes një mesazhi, lideri i opozitës, thekson se në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos u ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare.


Urimi i Bashës


Të dashur motra dhe vëllezër që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Pashkës dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!


Një urim dhe lutje të veçantë kam sot për ata që po përballen me sëmundjen, për personelin shëndetësor, për punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, për klerikët dhe shërbëtorët e Zotit, për prindërit dhe vogëlushët në familjet në nevojë, për të moshuarit, për të sëmurët e më të pamundurit.


Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.


Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!


Braçe uron katolikët: Sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë, jemi bashkë 


Zv/ kryeministri Erion Braçe ka uruar besimtarët katolikë për Pashkën. Referuar edhe situatës ku ndodhi nga koronavirusi, ai thotë se sakrificat gjithnjë kanë një fund të mirë. “Gezuar Pashken! Cdo shqiptari te krishtere, te besimit katolik, kudo qe ndodhet, dua ti uroj Pashken! Sakrificat gjithnje kane nje fund te mire, e di qe shume nder ju e pertej jush po vuajne, po sakrifikojne, sherbejne per jeten duke ndihmuar, kuruar e shpetuar jete, njeri tjetrin! Lutjet e gjithkujt shkojne per ata qe vuajne e per ata qe sherbejne! Jemi bashke, ne vuajtje e sherbim! Do jete me mire. Shpresa eshte e madhe” shkruan ai.