Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nuk ndalet emisioni "Hipokrati", vjen sërish me një megasurprizë për publikun

Pas iniciativës për të duartrokitur nga ballkonet e shtëpive bluzat e bardha në vijën e parë të frontit në luftën kundër Koronavirus, në emisionin e datës 11 Prill, në studion e Hipokratit do të jetë një mik shumë special dhe i dashur për publikun shqiptar.

Ai është këngëtari i mirënjohur Italian Roby Facchinetti, ish këngëtar i grupit më të famshëm të muzikës italiane I POOH, grup shumë i nohur në botë, por sidomos në Shqipëri, duke filluar nga brezi i viteve `70 dhe deri në ditët tona.

Roby Facchinetti, jeton në Bergamo, qytet në Itali i cili është nga më të dëmtuarit në jetë njerëzish nga Koronavirus. Ai po përjeton dramatikisht situatën me të cilën po përballet qyteti i tij i lindjes dhe emocionet e tij i shprehu së fundmi me krijimin e këngës "Rinascero, Rinascerai", e cila brenda pak orësh bëri xhiron e botës dhe sot, në pak ditë, ka më shumë se 15 milion klikime në rrjetet sociale.

Producenti i emisionit "Hipokrati", Raimond Cimbi, e ftoi këngëtarin Roby Facchinetti të grupit I POOH, për të prezantuar këngën e re, ekskluzivisht në emisionin që do të transmetohet ditën e shtunë, dt. 11 Prill, ora 17:30 në Top Channel.

Me këtë rast do të zhvillohet një bisedë nëpërmjet Skype me këngëtarin Roby Facchinetti, i cili do të ndajë me shqiptarët, nëpërmjet emisionit Hipokrati, realitetin dramatik me të cilin po përballet Lombardia, si një vatër e shpërthimit të epidemisë së Koronavirusit për Italinë.

Në përfundim të bisedës, do të transmetohet ekskluzivisht për emisionin Hipokrati kënga simbol e pandemisë së Koronavirusit "Rinascero`, Rinascerai" që ka kuptimin "Do të rilind, Do të rilindësh".

https://www.youtube.com/watch?v=D5DhJS5hGWc&feature=youtu.be

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore