Prokurori i Përgjithshëm, Osljan Çela ka dalë kundër kërkesës së kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për të përgjysmuar pagën,i cili kërkonte për t’iu bashkuar iniciativës të deputetëve apo dhe të ministrave.


Në letrën që kryeprokurori i kë dërguar prokurorive që ka në varësi ka bërë të ditur se paga e funksionarëve të sistemit të drejtësisë preket vetëm me ligj. Ai shprehet në këtë letër se ligji e përcakton që paga e magjistratëve mund të cenohet vetëm me ligj.


Por marrë shkas nga situata e emergjencës së krijuar nga pandemia dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur nga qeveria, Çela thotë se është i nevojshëm edhe kontributi dhe solidariteti i magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë. Ndaj ai mirëpret përkrahjen e kësaj iniciative nga çdo prokuror dhe oficer gjyqësor dhe u kërkon drejtuesve të prokurorive të marrin masat përkatëse administrative për t’i mundësuar çdo prokurori dhe oficeri gjyqësor dhënien e kontributit përkatës.


Kryeparlamentari Ruçi i ka dërguar  krerëve 17 institucioneve të pavarura letër, duke i kërkuar që të përgjysmojnë pagat.