
Si po e kontrollon Gjermania koronavirusin? Mjeku shqiptar zbulon 3 pikat e forta që bëjnë dallimin
Mbi 103 mijë persona janë prekur nga koronavisur në Gjermani, ndërsa janë konfirmuar të vdekur 1810, me një vdekshmëri më të ulët se 2%. Në anën tjetër, shteti se Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara apo Franca janë duke u përballur me një numër mjaft të lartë të vdekjeve.
Mjeku pneumolog, Gani Oruqaj, i cili punon në Hessen foli në A2 mbi mënyrën se si Gjermania po mundohet të mbajë nën kontroll pandeminë e koronavirusit.
Ai veçoi 3 elementë, të cilët sipas tij, mund të kenë një ndikim në shifrat gjermane krahasuar me shtetet e tjera. "Në Itali, mund të ketë numër më të madh të të prekurve, të cilët nuk janë testuar. Faktori i dytë, grupi i testimeve. Moshat e reja përhapin virusin dhe duhen testuar, ashtu siç po e bën Gjermania. Faktori i tretë është sistemi shëndetësor. Ai gjerman është më i përgatitur, me një numër më të madh shtretërish".
Sa i përket medikamenteve të përdorura, ai theksoi se nuk ka terapi antivirale, por terapi suportive, e cila është e vërtetuar edhe shkencërisht për trajtimin e shokut septik.
Edhe në Gjermani, po ashtu si edhe në Kinë apo në shtete të tjera, koronavirusi prek më shumë meshkujt. "Më shumë prek meshkujt. Rreth 60-70 përqind janë meshkuj nga viktimat, po ashtu edhe shumica e personave që janë në intensiv janë meshkuj", tha mjeku shqiptar që punon në Gjermani.



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Pse njerëzit tërhiqen kaq shumë nga personazhet e këqij?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Nga ‘Mushka’, ‘tymi’ dhe ‘çokollata’/ Zbardhet DOSJA e megaoperacionit t...
Historia e plotë >
Guroret në zonat e mbrojtura/ Cilat janë 6 kompanitë që iu pezullua akt...
Historia e plotë >
Cila monedhë po tregon forcim? Zbuloni me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro për ditën e sotme

Zbardhen rrugët/ Reshjet e borës në disa qytete të vendit, ARRSH: Ja akset që janë...

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro sot? Çfarë ndodh me monedhat e tjera?
Aktualitet




Ishin pjesë e bandës së “skifterëve”, e pësojnë keq tre shqiptarët në Spanjë
Historia e plotë >