Qeveria po mendon të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive në emisionin “Zonë e Lirë”. “Po e studiojmë këtë mundësi. Jemi shumë të avancuar, por ende nuk jemi në kapitullin e fundit. E kam fjalën për ligjërimin e prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore”, tha kryeministri.


Në Europë ka shumë vende që e kanë legalizuar prodhimin e kanabisit për arsye mjekësore. Vendi ynë fqinjë Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë një vendim të tillë para disa muajsh.


Pjesë nga intervista


Thonë që hashashi shëron koronavirusin…mos ka ardhur momenti t’i rikthehemi…?


Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë se të tjerët e kanë bërë.


Është si ide, apo keni avancuar?


Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit


Për legalizimin e hashashit?


Jo! Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore. Sikur e kanë pothuajse të gjithë, disa e kanë më ta hapur, por jo, kaq.