“Sfidojmë heshtjen”, DigitAlb u bën thirrje shqiptarëve për nismën e re!

“Sfidojmë heshtjen. Sepse këtu ka jetë dhe për këtë jetë luftohet”. Kjo është thirrja që DigitAlb ka zgjedhur për të ftuar të gjithë shqiptarët që sot në orën 18:30-18:45 të bëjnë diçka ndryshe dhe të veçantë.

Platforma më e ndjekur nga shqiptarët ka marrë iniciativën që të ftojë gjithë popullin që të hapin dritaret, e të ngrenë volumin e TV në maksimum.

“Në respekt e mirënjohje të punës së palodhur të të gjithë atyre që po luftojnë kundër kësaj pandemie”, thuhet në njoftimine DigitAlb.

Kjo iniciativë vjen pasi i gjithë vendi është në izolim për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Zyrtarisht në Shqipëri janë 146 të infektuar me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me koronavirus dhe janë kryer 111 testime.

Ndërkohë 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 dhe 17 të tjerë janë sh shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera.

Përveç kësaj, miliona shqiptarë po qëndrojnë të izoluar, duke përjetuar një nga momentet më të rënda psikologjike, sociale dhe financiare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.