E deklaroi Trump/ Maqedonia merr vendim: Do përdorim ilaçin klorikinë dhe Azitromicinë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar qytetarët me anë të një deklarate për shtyp lidhur me protokollin që po ndiqet për të kuruar të gjithë të prekurit nga pandemia e koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Flipçe gjatë konferencës për shtyp mbi gjendjen e koronavirusit tha se Komisioni i Etikës ka marrë vendim që për pacientët të nisë kura me mediamentet: klorikinë dhe azitromicinë. Kjo kurë, sipas tij, është përdorur në shumë vende të botës që po luftojnë koronavirusin ka dhënë rezultate të mira.

Klorina është një ilaç që përdoret kryesisht për të parandaluar dhe për të trajtuar malarinë, ndërsa azitromicina është një antibiotik që përdoret për trajtimin e një numri infeksionesh bakteriale. Të dyja janë përdorur në Kinë dhe kanë dhënë efekt, pasi tanimë Kina është thuajse plotësisht e çliruar nga pandemia.

Mirëpo nuk mjafton këtu, pasi qeveria gjithashtu ka njoftuar heqjen e detyrimeve doganore për lëndët e para për qëllime mjekësore. “Prej detyrimeve doganore do të përjashtohen dezinfektuesit, maskat ​​mbrojtëse dhe doreza, syzet dhe pajisjet e tjera mbrojtëse”, tha drejtori i Administratës Doganore, Gjoko Tanasoski.

Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka shënuar 148 raste të infektuara me pandeminë covid-19, ndërsa 2 persona kanë ndërruar jetën.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.