Zjarr gjigand në mes të Parisit, evakuime me urgjencë dhe 23 të arrestuar (FOTO)

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu pasditen e së premtes në një stacion treni në Paris, përpara nisjes së një koncerti aty pranë.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë personat janë evakuuar nga stacioni “Gare de Lyon”, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe disa automjete.

Mësohet se shumë persona janë mbledhur për të protestuar ndaj një koncerti që do të mbahej nga këngëtari Fally Ipupa, mbështetës i president të Kongos. Më pas, kanë nisur përplasjet e dhunshme me policinë, ndërsa protestuesit shkaktuan, më tej, edhe një zjarr me përmasa të mëdha. Policia e Parisit ka vënë në pranga deri tani 23 persona.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.