Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit Enver Hoxha

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-liderit Enver Hoxha, e cila gjurmën e fundit e la përmes një libri që ka dalë vetëm pak ditë më parë treg,

Nexhmije Hoxha, ëhstë shuar nga jeta në moshën 99 vjeçe. Ajo u martua me Enver Hoxhën në janar të vitit 1945. Ata sollën në jetë tre fëmijë.

Nexhmije Hoxha ka qenë ish-drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së, presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë, përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor, drejtore e Drejtorisë së Propagandës, ArsimKulturës në KQ të PPSH-së.

Nga viti 1966 e në vazhdim ishte drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH-së. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë.  Nexhmije Hoxha është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin "Hero i Punës Socialiste".

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore