Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Donacionet/ Shqipëria drejt rimëkëmbjes së fuqishme ekonomike

Shuma e mbledhur në konferencën e sotme të donatorëve pritet që të ketë një impakt mjaft pozitiv në ekonominë shqiptare. Ndërsa vendi po vuan si pasojë e krizës ekonomike, largimit të forcës punëtore, por edhe dëmit që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, kontributet, por edhe grantet për projekte, pritet që në muajt e ardhshëm ta ndryshojnë plotësisht situatën.

Shtetet e BE-së dhuruan shifra të mëdha për rindërtimin e banesave të prishura, por një pjesë e donacioneve do të jetë në formën e granteve për projekte specifike, për të cilat vendi ka nevojë.

Këto do të ndihmojnë në infrastrukturë, në hapjen e vendeve të reja të punës, e gjithashtu një kapital i tillë do të thotë një impuls të madh për ekonominë e vendit.

Qeveria Rama ka premtuar që shumë njësi banimi të ndëtojë brenda këtij viti, e nuk ka ndërmend që të humbë kohë. Ndërkohë që presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen e bëri të qarë se çdo cent i dhënë do të monitorohet.

"Kemi rënë dakord të kemi një marrëveshje, ku do të përcaktojmë parimet e transparencës së llogaridhënies. Duam që kjo shenjë e jashtëzakonshme solidariteti me popullin shqiptar të investohet në mënyrën e duhur, transparente, llogaridhënëse dhe për këtë jemi të gatshëm të dërgojmë ekspertët tanë, për ta zbatuar në mënyrën e duhur. Marrëveshjen do ta nënshkruajmë së bashku me Ramën.", tha ajo në konferenë për shtyp.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore