Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

‘Rrëmbeu’ çmimin e madh, kush është shqiptarja mes VIP-ave që fituan Oscars 2020

Mes emrave të njohur të kinemasë dhe industrisë së filmit gjatë ndarjes së çmimeve Oskar ishte dhe një artiste me origjinë shqiptare. Ajo quhet Liria Prishtina (Pristine), e cila ishte pjesë e ekipit fitues të Çmimit Oscar për kostumografinë në filmin "Little Ëomen". Lajmi është bërë i ditur nga babai i artistes, Fisnik Prishtina, një biznesmen i suksesshëm në Toronto.

Ai me krenari njoftonte në ?Facebook? se modelimet e të bijës ndihmuan ekipin të fitonin Oscar për kostumet. "Dizajnet e vajzës sime ndihmuan ekipin e saj të fitojë Oskar sonte për kostume (nëse më pyet mua, ishte e gjitha vajza ime) me filmin 2019, "Little Women", kush do të thotë mashallah (Zoti e bekoftë)? Dizajnet e saj janë gjithmonë elegante", -tha ai.

Liria ka studiuar në Londër. Pas kolegjit Camberwell ajo ndoqi shkollën e modës, ndërsa sot ka një karrierë të suksesshme.

[gallery ids="983847,983844,983845,983846,983848"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore