Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Lajm i fundit/ Kapen 40 shtetas shqiptarë në Francë dhe Belgjikë, ja çfarë ndodh me ta

Shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil në Bashkimin Evropian thuajse e kanë të pamundur. Ndërkohë, vijojnë operacionet e riatdhesimit të atyre shtetasve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së. Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin. Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shtetas shqiptarë.

Prej janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas. Mesditën e sotme, nga Patrulla e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.), me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, Francë, u riatdhesuan 40 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t'u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ. Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore