Ditën e sotme, Rey Manaj është thitur që të stërvitet me ekipin e parë të Barcelonës, shenjë kjo që me shumë mundësi edhe do të grumbullohet për ndeshjen që katalanasit do të luajnë ndaj Leganes. Ndeshja e Kupës së Mbretit është mundësia më e mirë që Rey Manaj të shkruajë historinë si futbollisti i parë shqiptar që luan për Barcelonën.

Me Luis Suarez të dëmtuar, me Ousmane Dembéle të padisponueshëm ende, me Carles Perez në Romë dhe Abel Ruiz në Bragë, lista e sulmuesve të Barcelonës është reduktuar në minimumin e mundshëm.

Sot për sot, trajneri Quique Setien ka vetëm tre sulmues në skuadrën e parë: Leo Messi, Antoine Griezmann dhe 17-vjeçarin Ansu Fati. Për këtë arsye, trajneri i katalanasve pritet që për ndeshjen e ditës së nesërme të Kupës së Mbretit të grumbullojë Rey Manajn, sulmuesin 22-vjeçar të kombëtares kuqezi.