Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Gratë shqiptare që u bashkuan me ISIS nën hetim, prokurorët i akuzojnë për grup terrorist

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot dy aktakuza në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurave Q.S. dhe E.B. për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

E pandehura Q.S., më 15 prill 20015, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Kosovë dhe me bashkëshortin përmes Aeroportit të Shkupit ka udhëtuar për në Turqi, prej nga ka hyrë në Siri me qëllim që t?i bashkohet organizatës terroriste, ISIS, nga e cila është financuar rregullisht, ndërsa i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj, i cili aktivisht ka luftuar në anën e organizatës terroriste, ISIS.

Edhe e pandehura tjetër E.B, më 26 gusht 2014, me dashje dhe vetëdije të plotë ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të saj në Kosovë dhe bashkë me katër fëmijët e saj nga Kosova kanë kaluar në Maqedoninë e Veriut, prej nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar në Turqi dhe ka hyrë në Siri ku edhe është regjistruar si pjesëtare e grupit terrorist ISIS.

Ajo duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave të marra nga ISIS, i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshortit të saj, i cili aktivisht ka luftuar në anën e kësaj organizate terroriste.

Me këto veprime të pandehurat Q.S. dhe E.B. kanë kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, sipas KPRK-së.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore