Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Vendi në gjendje të jashtëzakonshme, kurse Subashi përdor fondet publike për “Festën e gjelit të detit”

Prej disa javësh, vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të fatkeqësisë së tërmetit të 26 Nëntorit. Nevojat financiare janë të mëdha, pasi tërmeti ka dëmtuar me mijëra banesa. Por, një nga tre qytetet që prek fushën e Myzeqesë ka vendosur që të zhvillojë një tender me rreth 10 milionë lekë të vjetra, për atë që njihet si ?Festa e Gjelit?.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të Bashkisë së Fierit, që prej 2 mandatesh drejtohet nga Armando Subashi. Gazeta SHQIP ka siguruar dokumentet e këtij tenderi të çuditshëm të Subashit, ku akordon miliona lekë për një festë groteske. Duket se ish-deputeti, tashmë banori i parë i Fierit, pasi ka siguruar mjaft investime nga qeveria, po synon që të bëjë shoë në prag të festave të fundvitit, duke argëtuar banorët e rrethit që është zgjedhur. Dhe, këto sërish me paratë e tyre!

Në dokumente thuhet se bashkia e Fierit do të zhvillojë procedurën e prokurimit ?shërbim për organizimin e festës së gjelit të detit?.

"Festa e gjelit të detit është festa tradicionale e fshatit Cakran. Ajo vjen si ndërthurje e elementëve tradicionalë të zonës së Cakranit, të folklorit, të prodhimeve vendase, trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Festa ka si qëllim kryesor promovimin e prodhimit vendas, traditës, folklorit, trashëgimisë, shndërrimin e tyre në asete promovuese të zonës dhe nxitëse të agroturizmit. Për të gjitha këto, festa do të ketë një dekor tepër të veçantë që do të karakterizohet nga materialet e riciklueshme), ullinj dhe degë ulliri, ullishta të sajuara, miniambiente ku të demonstrohen gatime live, gatime tradicionale të zonës, dyqani i fshatit" - thuhet në dokumente.

Më pas thuhet se festa do të ketë elementë të trashëgimisë, deri tek dekoret e përgatitura enkas: baneri, ftesa, coveri, të cilat kërkojnë shërbimin e design etj. Madje, në këtë festë do të ketë edhe makineri bujqësore për demonstrimin e mekanikës tradicionale të kultivimit të ullirit dhe bërjes së vajit të ullirit, të dekoruara me degë ulliri. Në festë, natyrisht që do të ketë foni, mikrofona e stativa, artistë të zonës madje edhe këngëtarë të njohur fierak!

Dhe, në fund, natyrisht, edhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi nuk ka sesi të mungojë në ?Festën e gjelit të detit?.

[gallery columns="1" ids="946068,946070,946069"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore