Më 9 dhjetor të vitit 1946, në Nurmberg filloi gjykim i mjekëve nazistë, nën akuzat se ishin përfshirë në eksperimente me njerëz dhe në vrasje masive nën maskën e eutanazisë.

Ndërsa, në vitin 2017 ka nisur identifikimi i dhjetëra mijëra viktima të eksperimenteve naziste. Ky identifikim do të zgjasë deri në vitin 2020, ku njerëzit të cilët deri tani ishin veç numra me diagnoza, më në fund do të kenë një varrim dinjitoz.

Në arkivat e Institutit "Max Planck" në Munih, ende ka mostra të trurit të një numri të madh njerëzish.

Shumë prej tyre i përkisnin viktimave të regjimit nazist, që u viktimizuan vetëm pse ishin të sëmurë apo të prapambetur mendorë. Sipas ideologjisë së Hitlerit, ata konsiderohen ‘lebensunwert’, pra të padenjë për të jetuar. Ndaj, u bënë pjesë e projektit të spastrimit racor të nisur nga lideri nazist.

Në burokracinë e atëhershme gjermane, vrasja e rreth 300 mijë njerëzve ishte përfshirë në ‘eutanazinë e programit T4’.

‘Lebensunwert-ët’ u vranë dhe truri i tyre ka përfunduar në laboratorë, ku janë bërë kërkimet për çrregullimet neurologjike.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="935037,935039,935040,935041,934965,934966,934967,934968,934969,935050,935051,935052,935053,935054,935056,935057,935058,935059,935060,935061,935062,935063,935064"]