Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Komuna e Ulqinit jep 10 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Ulqinit ka ndarë shumën prej 10 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në diasporë të jenë pranë bashkatdhetarëve të tyre.

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, të martën.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Ulqinit:

Qytetaret e Ulqinit me trishtim te thelle po percjellin pasojat qe shkaktoi termeti shkaterrimtar ne Shqiperi,ne qytetin e Durresit te lashte me pasoje te humbjes se jeteve dhe qindra persona te lenduar.Ne keto momente te veshtira ne jemi prane jush,ne jemi prane vellezerve tane ulqinak qe prej dekadash jetojne ne qytetin e Durresit.Ulqini dhe ulqinaket te cilet dhe vete i kane perjetuar pasojat e termetit katastrofal te vitit 79 jane ne keto caste prane atyre qe kane humbur te afermit e tyre.Ne lutemi per ata qe ende jane nen rrenoja qe te dalin gjalle.Komuna e Ulqinit ndan nje shume prej 10 mije eurosh per familjet e prekura.nderkohe i bejme thirje vellezerve dhe motrave tona ne diaspore qe te ndihmojne dhe te jene prane vellezerve te tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore