Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përmbledhje/ Çdo informacion që duhet dini për tërmetin e sotëm

Ka qenë ora 21:57 e së hënës, kur është ndierë edhe lëkundja e parë e fortë në vendin tonë, me epiqendër detin Adriatik dhe me magnitudë 3,5.

Ai është ndjekur nga disa lëkundje më të lehta dhe një më të fortë, deri në orën 03:54, kur një tërmet me magnitudë 6,4 ballë ka lëkundur vendin siç nuk ndodhte prej dekadash.

Ky tërmet i ndjekur edhe nga dy tërmete të tjerë të fuqishëm, respektivisht me magnitudë 5,1 në orën 03:59 dhe me magnitudë 5,4 në orën 04:03 kanë shkaktuar dëme kolasale deri në shembjen e disa pallateve dhe hoteleve në Durrës dhe Thumanë duke zënë me dhjetëra njerëz nën rrënoja.

Prej këtij momenti sipas IGJEUM janë shënuar mbi 260 tërmete më të dobët. Një pjesë e tyre kanë pasur sërish intensitet të lartë duke vijuar shembjen e godinave tashmë të rrënuara, dhe duke vështirësuar kështu akoma edhe më tej punën e grupit të kërkim-shpëtimit.

Madje një vilë 4 katëshe, e cila ishte anuar në një krahë nga tërmetet e kaluara është shembur rreth orës 10 të mëngjesit duke zënë brenda saj edhe 7 anëtarët e një familje, mes të cilëve edhe një 17-vjeçar që kishte dhënë shenja jete para këtij momenti. Fatmirësisht ai u arrit të nxirrej i gjallë edhe pas shembjes së vilës katër katëshe.

Ndërkohë deri më tani janë të konfirmuar 18 viktima, 16 prej të cilëve janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e banesave të tyre, apo hoteleve të shembur. Ndërkohë një i ri në Kurbin në momente paniku gjatë tërmetit ishte hedhur nga ballkoni i shtëpisë. Ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë duke u aksidentuar nga një e çarë në rrugë, e cila ishte shkaktuar nga tërmeti.

Fatmirësisht grupet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat 43 persona, ndërsa ende shumë të tjerë ndodhen nën muret e apartamenteve të tyre.

Koha dhe errësira tashmë janë armiku kryesor për të nxjerrë njerëz të tjerë të gjallë nga rrënojat, ndonëse ende jepen shenja jete. Por shpresa vdes e fundit, dhe mendjet e lutjet tona janë për ata banorë që janë nën rrënoja.

Gazeta Shqip ka mësuar edhe emrat e disa prej viktimave.

1-Selvie Lala, 74 vjeçe.

2-Erisa Cara, 25 vjeçe.

3-Arjela Lala, 5 vjeçe.

4-Kristi Reçi, 25 vjeç.

5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.

6-Sadik Qato, 80 vjeç.

7-Amelja Lala, 10 vjeç.

8-Sahate Lala, 50 vjeç.

9-Bajram Hajdarmataj

10-Plator Zeneli, 70 vjeç.

[gallery ids="924408,924409,924410,924411,924413,924412,924414,924415,924416,924417,924418,924419"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore