Policia është vënë në alarm në Durrës, pasi në hotel "Lubjani", në lagjen 13 të qytetit, një pjesë e të cilit është shembur nga lëkundjet e tërmetit, është gjendur një cisternë me 6 mijë litra gaz, raporton gazetari i "Panorama".

Cisterna rrezikon të shpërthejë duke marrë parasysh që vijojnë pas goditjet.

Ndërkohë përball Hotel Lubjanës është shembur edhe një hotel tjetër në të cilin ndodhen 3 persona në gërmadha, ndërsa deri më tani është shpëtuar nga rrënojat një vajzë e vogël.


[gallery ids="924196,924190,924189,924188,924187,924185,924192,924191,924183,924184,924181"]