Mbushje dhëmballe, këpucë ortopedike…ja si janë privilegjuar me taksat tona, komisionerët e Vetting-ut

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të njohur si trupa e Vetting-ut dhe që kanë firmosur shkarkimin e dhjetëra prokurorëve dhe gjyqtarëve, janë siguruar nga shteti: që nga mbushja e dhëmballës e deri te këpucët ortopedike.

Gazeta SHQIP ka siguruar dokumentet e një tenderi që KPA po realizon, ku bie në sy përfitimet e kësaj trupe, e cila po bën namin me shkarkimet e njerëzve të drejtësisë. KPA-ja kërkon sigurimin e e jetës dhe shëndetit për 7 gjyqtarë të KPA-së. Gjithashtu kërkon sigurimin e jetës dhe shëndetit nga aktet keqdashëse për 17 persona të lidhur me ta. Kërkohet sigurimi i pasurisë për 4 banesa dhe sigurimi i dy makinave.

Sipas SHQIP, KPA do të shpenzojë për këtë tender 41 milionë lekë, ndërsa kompania e sigurimeve do t’i sigurojë për një afat prej 1 viti. Në dokumente thuhet se KPA kërkon kontrollin mjekësor të këtyre gjyqtarëve, duke përfshirë ato patologjike, rreze X, skaner CT, skaner MRI, skaner PET. Madje, edhe fizioterapi.

Këtyre gjyqtarëve do i sigurohet shëndeti në udhëtim në gjithë botën, evakuimi mjekësor me ambulance ajrore nga Shqipëria në rast të një ngjarjeje aksidentale që kërcënon jetën, nga një akt i dhunshëm. Shpenzimet mjekësore do t’i kenë falas, madje edhe jashtë shtetit.

Gjithashtu, edhe shpenzimet për strehimin e një prindi që shoqëron një të mitur nën 16 vjeç, si dhe akomodimin dhe ushqimin. Këta gjyqtarë përfitojnë edhe shpenzime dentare, mbushje, heqje, ura si dhe emergjenca dentare, impiante, proteza dhe trajtim ortodontik për fëmijë deri në 16 vjeç.

Sipas dokumenteve, gjyqtarët përfitojnë edhe kujdes  për shikimin, 1 pale xhama syzesh ose lente në vit ose korrektim i numrit. Kanë edhe kujdes ortopedik, këpucë ortopedike, sholla ortopedike, aparate të drejtimit të shtyllës kurrizore.

Këto privilegje janë të tepërta dhe të panevojshme, kur mendon se pagat janë tepër të larta për këta zyrtarë shtetëror.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.