Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Voltana Ademi “flirton” me Rilindjen, i jep dy tendera pa garë nipit të Sadri Abazit

"Çdo tender në Dibër e merr Sadri Abazi". "Rama i jep 12 milionë euro Sadri Abazit, ndërsa Dibrën e ka lënë në mëshirë të fatit". "Milionat që Rama i jep Sadriut në një vit, çdo familje dibrane mund të merrte pagesë papunësie". "S?ndalet ndërtimi pa leje i oligarkut Sadri...".

Këto janë disa nga akuzat ndër vite të Partisë Demokratike ndaj Sadri Abazit, deputetit të Partisë Socialiste. Madje, një pjesë e këtyre deklaratave, janë bërë edhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Akuzat vinin njëra pas tjetrës, madje edhe nga foltorja e PD-së. Çdo drejtues i PD-së e akuzonte Sadri Abazin si të lidhur me firmën "Alko Impex", e cila aktualisht ka si pronar nipin e tij, Arbër Abazin.

Por, prej disa muajsh, eksponentë të PD-së kanë "kyçur" gojën për Sadri Abazin. Dhe, në këtë kohë, vjen lëvizja e radhës e të ashtuquajturës KÇK (kap ça të kapësh)! Voltana Ademi, kryetarja e pa zgjedhur e Bashkisë së Shkodrës, i ka dhënë dy tendera të majmë pikërisht firmës "Alko Impex". Milionat e Bashkisë së Shkodrës do të shkojnë për firmën e nipit të deputetit Sadri Abazi. Duket se Voltana është distancuar nga Partia Demokratike dhe në këtë kohë, ka vazhduar të bëjë tendera, megjithëse mandati i saj ka mbaruar prej kohësh.

Gazeta SHQIP ka siguruar në mënyrë ekskluzive disa dokumente të firmosura pikërisht nga Voltana Ademi, e cila i jep familjes Abazi dy tendera për pastrimin e qytetit. Lëvizja e Ademit vjen në një kohë që Bashkia e Shkodrës vijon të drejtohet nga demokratët dhe nga ana tjetër, këshilli ka kaluar në dorë të socialistëve.

Në dokumentet e SHQIP thuhet se tenderët janë bërë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës dhe bëjnë fjalë për "shërbimin e pastrimit të qytetit, Zona Jugore A". Fondi për këtë tender ka qenë mbi 100 mijë euro.

Në tender ka marrë pjesë edhe një firmë tjetër, por ajo është s'kualifikuar dhe fituese është shpallur pikërisht kompania e nipit të Sadri Abazit. Ndërkohë, e njëjta kompani, pra "Alko Impex" ka fituar edhe një tender tjetër me vlerë rreth 80 mijë euro me objekt "shërbimi i pastrimit, qytetit Zona Veriore B". Edhe ky dokument është firmosur nga Voltana Ademi, e cila me dorën e saj i ka dhënë tender biznesmenit Sadri Abazi.

[gallery columns="1" ids="915299,915300,915301,915303,915302,915304"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore