Modelet dhe vajzat miss të Shqipërisë, të dashuruara me bosët e krimit (EMRAT+FOTO)

Marrja në pyetje e modeles, Kejvina Kthella për shkak të telefonatave të shumta që kishte pasur me një nga atentatorët kryesorë të dyshuar ndaj prokurorit Ndoja ka risjellë në vëmendje në fenomen jo pak të përhapur në shoëbizin shqiptar: pas famës së tyre, jetës luksoze fshihet një “i dashur” me të shkruar kriminale.

Më poshtë do ju sjellim një listë të bukurosheve shqiptare të cilat janë përfolur për lidhjet e tyre me kriminelë, duke nisur nga ngjarja e fundit.

Kejvina Kthella dhe Redjan Rraja



Gjithçka u zbulua nga telefoni i 34-vjeçarit, ku burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se ka pasur biseda telefonike me velinën bukuroshe, ku dyshimet janë se dyshja ka pasur një raport përtej miqësisë. Redjan Rraja është arrestuar si i dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja 6 ditë më parë.

Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Elvana Gjata u vu në qendër të vëmendjes së mediave, pasi u përfol se ka qenë ajo “molla e sherrit” të ngjarjes së rëndë të ndodhur në tetorin e vitit të shkuar në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj së bashku me Laert Hasën.

Trejsi Sejdini dhe Leonard Duka

Lidhja e tyre u zbulua pas ekzekutimit të Santiago Malkos, ku të dyshuar kryesor është klani Duka, më konkretisht Leonard Duka, i dashuri i bukuroshesh shqiptare. Një nga makinat e sekuestruara, Mercedes Benz, GLE V8 biturbo, që kap një vlerë rreth 100 mijë eurove, është në zotërim të Leonard Dukës.  Makinë kjo të cilën ai ia kishte bërë dhuratë disa kohë më parë të dashurës së tij, Trejsi Sejdini.  Ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale me këtë makinë, ku është edhe dita kur e merr si dhuratë rreth 17 javë më parë.

Viola Spiro dhe Valentin Selaj

Prezantuesja e sportit, Viola Spiro dhe i ish- dashuri i saj, Valentin Selaj ishin kryefjala e shkrimeve në media pas ndalimit të tij në Holandë. Gazeta italiane “La Nazione”, që publikoi arrestimin e tij në Firence, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga ShBA-të në Firenze, nëpërmjet Hollandës.”Gjithmonë persona të tillë, kanë në krah vajza bukuroshe”, thuhej ndër të tjera në shkrimin e medias italiane.Shqiptarja.com

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.