Sulmi me thikë ndaj yjeve të Arsenalit, çfarë ndodhi me dy atentatorët (Fotot)

Scotland Yard publikoi dje pamjet e sulmit të dy personave që tentuan të grabisin futbollistët e Arsenalit, Kolasinac dhe Ozil. Grabitësi i cili mbante në dorë një thikë kërcënoi Kolasinac ndërkohë që boshnjaku nuk reagoi fare.

Më pas ky i fundit arriti ti zbrapsë grabitësit përpara se të largohej me makinë. Pasi ata hipën grabitësit i ndoqën nga prapa deri sa Ozil njoftoi policinë.

Dy autorët e arrestuar për tentativën e grabitjes janë, Jordan Norhtover, 26 vjeç dhe Ashley Smith, 30 vjeç. Ato u shpallën fajtor për atentativ teksa dhe e kanë pranuar fajësinë e tyre.

Gjykata i ka dhënë masën “Arrest me burg” pa afat deri në një moment të dytë. Inspektori në krye të çështjes e ka përgëzuar Kolasinac për trimërinë e treguar.

Ngjarja ndodhi më 25 korrik në veri-perëndim të Londrës, ku dy banditë afrohen me motoçikletë para automjetit të Ozil dhe Kolasinac dhe nën kërcënimin e thikës u tentuan t’i grabisnin

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.