Policia braziliane është përplasur me trafikantët e drogës në qytetin verior të Manausit, duke lënë pas 17 të vdekur.
"Individë të armatosur shkëmbyen zjarr me policinë. 17 persona janë deklaruar të vdekur në spital", thanë zyrtarët e qeverisë së Brazilit.
Synimi i operacionit ishte të ndalej një masakër që supozohej të ndodhte midis dy grupeve rivale për trafikun e drogës në qytetin verior, një pikë shumë strategjikë për transportimin e kokainës në Kolumbi, Peru e Bolivi.
[gallery ids="897690,897689,897688,897687,897686,897681,897682,897683,897684,897685,897680"]