Skandali gjatë fushatës elektorale në Hungari ka tërhequr vëmendje më të madhe të publikut, sepse zyrtari i përfshirë në të është një bashkëpunëtor i kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Kandidatët janë kapur në video sekrete seksuale ose dyshohet se përdornin drogë. Përfshirja e zyrtarit në një orgji seksuale, i ka kushtuar partisë të autokratit hungarez Viktor Orban humbjen e para në zgjedhjet lokale që prej vitin 2010 kur ai është rikthyer në pushtet. Ai është Zsolt Borkai, kryetari i qytetit hungarez Györ dhe një aleat i Viktor Orban, kryeministri autoritar i djathtë i vendit.

Borkai është shfaqur në një video seksuale, ku merr pjesë në një orgji në një jaht luksoz. Video është realizuar majin e kaluar në një jaht në bregdetin e Adriatikut në Kroaci, ku Borkai u kap në një skenë "të nxehtë" me disa modele kroate

Dhe pse ai pranoi se regjistrimi ishte autentik, mohoi orgjinë dhe konsumimin e drogës.  Zyrtari përfaqësohej si njeri i familjes në fushatën zgjedhore dhe promovonte vlerat kristiano-konservatore. Veprimet e Borkai ishin "të pacipa, të padepërtueshme, vulgare dhe të padenjë", tha Tarlos në radio shtetërore. "E vërteta është se Borkai duhet të japë dorëheqjen, sepse vë në dyshim arritjet e të tjerëve".

Kryeministri Orban që kishte premtuar se do të fliste për rastin e tij pas sfidës elektorale, e kaloi atë në heshtje duke i lënë në dorë partisë FIDE-z ta përjashtojë atë në radhët e saj. Zyrtarët më të lartë të Fidez kanë vendosur përjashtimin e tij nga kjo forcë politike dhe po i vënë fajin imazhit që ai la nga pas për humbjen më të thellë që kanë pasur ndonjë herë në zgjedhje.

[gallery ids="883068,883088,883064,883070,883091,883072,883090,883073,883079,883075,883082,883080,883085,883087,883089,883077"]