Vladimir Putin vë në lëvizje forcën dhe politikën. Moska njoftoi se forcat ruse "do të patrullojnë" zonën përreth Manxhibit, një prej qyteteve në kufirin e Sirisë me Turqinë si dhe rrugët e Kobanes, fortesa e kurdëve.

Ushtarët rusë do të pozicionohen në bazat e braktisura pas tërheqjes së amerikanëve me urdhër të Donald Trumpit, por edhe largimit të britanikëve dhe francezëve. Në të njëjtën kohë sakaq, është duke u zhvilluar "një dialog mes Turqisë e Sirisë".

Shefi i Kremlinit ka vizituar së fundi Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dy prej aleatëve më të ngushtë të SHBA-së në rajon. Rusia ka bërë presion që qeveria e Damaskut të rimarrë kontrollin e plotë të Sirisë dhe shprehet për një zgjidhje politike për luftën atje. Ofensiva e Turqisë mund të jetë vetëm një pengesë e përkohshme për interesat ruse.

Që përpara se të niste mësymja e Ankarasë, Putin e ka telefonuar Rexhep Tajip Erdoganin e me sa duket, "i bëri thirrje partnerëve të tij turq ta mendojnë veprimin e tyre me kujdes, në mënyrë që të mos dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për rregullimin e krizës siriane".

Erdogani megjithatë duket i palëkundur. Deklarata e tij e fundit ishte: " Nuk mund të shpallim kurrë armëpushimin në veri të Sirisë!".

[gallery ids="879981,879986,879977,879979,879976,879980,879984,879978,879985,879983,879982,879975,879964,879974,879973,879972,879971,879970,879969,879968,879967,879966,879965,879963,879962,879961,879959,879958,879957,879956,879955,879954"]