Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Fëmijë të gjakosur dhe njerëz të vrarë/ Ferr në Siri, rrëmbehen edhe militantët e ISIS (Foto)

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar deklaroi se luftëtarët kurdë në Siri kanë boshatisur burgun që mbante militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik.

Kjo, sipas ministri turk, ka ndodhur në zonën ku ushtria turke është duke zhvilluar ofensivën ndaj forcave kurde. Ai tha se të burgosurit që gjendeshin në burg janë rrëmbyer.

Turqia po zhvillon një ofensivë në veri të Sirisë, për të dëbuar luftëtarët kurd, të cilët i konsideron si terroristë.

Më 14 tetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se mund të ndodhë që forcat e udhëhequra nga kurdët në veri të Sirisë, po i lirojnë militantët e burgosur të Shtetit Islamik, për të detyruar trupat amerikane që të kthehen në zonë.

Turqia e filloi ofensivën, pas tërheqjes së forcave amerikane, të cilat i kanë mbështetur për vite me rradhë luftëtarët kurdë, në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik.

Pas këtyre vendimeve, janë ngjallur kritika ndërkombëtare ndaj Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Objektiv i Turqisë ishte krijimi i një zone të sigurt në këtë rajon, ku ajo dëshiron të kthejë miliona refugjatë sirianë që gjenden në territorin turk.

Ankaraja gjithashtu u zotua të marrë përgjegjësinë për militantët e IS-it brenda "zonës së sigurt", por tha se nuk do të përgjigjet për të tjerët.

"Kur shkuam atje, ne pamë se burgu ishte zbrazur nga forcat kurde dhe militantët e Shtetit Islamik atje ishin rrëmbyer", tha Akar duke mos sqaruar se sa të burgosur besohej se ishin marrë nga burgu, dhe as ku ishin dërguar.

Ofensiva turke në veri të Sirisë kundër luftëtarëve kurdë, po kritikohen në masë të madhe, kryesisht nga BE-ja. Vendet e Bashkimit Evropian u angazhuan për të pezulluar eksportet e armëve në Turqi.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="878534,878532,878533,878535,878536,878539,878540,878541,878542,878543,878544,878545,878546,878547,878548,878549"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore