Zbulohet skandali/ Rama udhëtoi në Serbi me një avion që kushton 1800 euro/ora (FOTO)

Zbulohet skandali me udhëtimin në Serbi të Kryeministri Rama. Shefi i qeverisë shqiptare udhëtoi dy ditë më parë me një avion privat, vlera e të cilit është tejet e madhe. Sipas verifikimeve të Gazetës “SHQIP”, avoni me të cilin udhëtoi shefi i qeverisë shqiptare është një linjë ajrore bullgare me bazë në Aeroportin e Sofjes.

“Aviostart”, logo që duket qartë edhe në fotot që do shoqërojnë këtë shkrim, është një kompani që ofron shërbime të pasagjerëve privatë dhe çmimet fillojnë nga 1800 euro ora. Një çmim mjaft i kripur për Shqipërinë, qoftë edhe kur bëhet fjalë për zyrtarët më të lartë të vendit.

Kryeministri Edi Rama ishte në Serbi dy ditë më parë, ku edhe zhvilloi takime me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe zyrtarë të lartë serbë për të diskutuar idenë e “Shengenit Ballkanik”.

Ajo që ra në sy nga vizita e tij në Serbi, ishte fakti që kryeministri shkoi në Beograd me charter. Avioni i ishte sjellë nga një kompani serbe. Është i çuditshëm fakti që Rama ka shkuar me charter pasi që në fillim të marrjes së detyrës ka vendosur një rregull për kabinetin e tij. Rama shprehej që nga kryeministri e më pas me radhë,  askush nuk do të udhëtonte në business class por atë ekonomike.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.