Skenë lufte në Kavajë! Ish-i dashuri futet me forcë nga dritarja, por e gjen me tre meshkuj 30-vjeçaren (Foto)

Shenja të shumta gjaku, shenja plumbash në dyer, një skenë e mirëfilltë e një kasaphane të ndodhur brenda apartamentit. Këto janë çfarë kanë mbetur në banesën e parukieres nga Kavaja, ku mbrëmë pas mesnate një efektiv policie i burgjeve, Bledar Toçi 31-vjeç e vrau me armë Dritan Haxhollin 41 vjeçar.

Gruaja, Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Haxhollin, lidhje të cilës i kishte dhënë fund dy javë më parë. Në apartamentin e gruas shihet se ka kuti picash të futura në një qese mbeturinash, ndërsa në tavolinën e mesit ka ende ushqim në pjata. Shihen edhe këpucët e një fëmije.


Mësohet se dy fëmijë, Marsisa Qatja i ka me bashkëshortin e parë, ndërkohë një vajzë 2-vjeçare e ka me bashkëshortin e dytë, me të cilin vijon të jetë e martuar.

Ai mësohet se ndodhet në burg në Gjermani. Ndërkohë në banesën 2 katëshe me shkallë të brendshme ndodhej edhe vajza e saj 2 vjeçe. Ajo ishte në dhomën e gjumit në katin e dytë të banesës dhe fatmirësisht nuk ka marrë asnjë lëndim dhe nuk e ka kuptuar ngjarjen pasi ka qenë në gjumë. Në banesë mësohet që përveç Marsida Qatjas dhe Bledar Toçit mësohet të kenë qenë edhe dy persona të tjerë, meshkuj, të cilët sipas burimeve kanë qenë duke konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

Në dëshminë paraprake Marsida Qatja tha se pas telefonatave dhe kërcënimeve që ka pasur ng Dritan Haxholli pasi i kishte dhënë fund lidhjes, kishte kërkuar ndihmën e Bledar Toçit, duke thënë se e ka kushëri. Por në fakt, rezulton se ata nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin dhe është pikërisht xhelozia dhe fakti që e ka gjetur ish-të dashurën me meshkuj të tjerë në banesë që është bërë shkak për ngjarjen e rëndë. Bledar Toçi është i martuar dhe baba i një fëmije, punon Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit.

Dritan Haxholli ka shkuar në banesën e Marsidës me automatik dhe ka hyrë me forcë nga dritarja ndërkohë që pas të shtënave nga të dyja palët, Bledar Toçi e la të vdekur në vend 41-vjeçarin. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 16 gëzhoja. Nga kjo përleshje, Bledar Toçi mbeti i plagosur dhe u arrestua nga policia në Spitalin e Traumës për vrasje me dashje, ndërsa në pranga ra edhe vëllai i tij, Bernard Toçi pasi nga kontrolli në banesën e vëllezërve u gjetën doza kokaine.

Shqiptarja.com

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.