
Presidenti i SHBA ka vendosur të tërheqë trupat amerikane nga Siria veriore dhe t'ia dorëzojë këto pozicione Turqisë, por ata që janë rrezikuar janë kurdët, ose më saktë "Njësiti i Mbrojtjes së Popullit"(YPG), aleatë të amerikanëve kundër ISIS, të cilët janë shpallur si njësi terroriste nga Erdogani.
Aleatët e SHBA kundër ISIS në Siri, tashmë e shohin veten të rrezikuar nga turqit që duket se po përgatitin edhe ofensivën ndaj tyre.
Komandantët e YPG paralajmëruan sot për një katastrofë humanitare nëse "pushtimi turk do të avancojë.
Këtë të mërkurë ata u bënë thirrje civilëve për t'u bashkuar me ushtrinë, nga frika e një sulmi nga Turqia.
Ndërkohë që edhe Rusia duket e befasuar nga kjo lëvizje e SHBA, duke deklaruar se tërheqja e trupave të SHBA nga Siria mund të "ndezë" të gjithë rajonin.
[gallery ids="871986,871998,871999,871996,871997,871982,871993,871995,871994,871992,871980,871991,871990,871989,871988,871987,871985,872000,871984,871983,871981,871979,871978,871977"]