Skuadra e Barcelonës është takuar për një darkë mbrëmjen e së mërkurës me shpresën për të ribashkuar grupin dhe diskutuar problemet që kanë hasur këtë fillim sezoni.

Darka e mbajtur në hotelin "Sir Victor" në Barcelonë, e organizuar nga kapiteni Lionel Mesi, kishte prezent veç futbollistëve edhe trajnerin Valverde.

Kapiteni argjentinas ishte i pari që mbërriti, ndërsa një prezencë surprizë ishte edhe ajo e pilotit të Moto GP Mark Markez. Antuan Grizman mbërriti i shoqëruar nga Samuel Umtiti, ndërsa Xherard Pike shoqërohej nga MarkAndre Ter Shtegen.

Katalanasit do të jenë pa shërbimet e Mesit kundër Getafes. Sulmuesi është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Interit në Champions në mesjavë dhe Sevijes në La Liga.

[gallery ids="857404,857405,857406,857407,857408,857409"]