“Shqipet” bëjnë hatanë në “Elbasan Arena”, mposhtin islandezët me 4 gola (FOTO)

Me një fytyrë kret tjetër nga paraqitja në Francës, Kombëtarja e Shqipërisë ka kthyer entuziazmin me atë paraqitje fantastike në “Elbasan Arena”.

Jo vetëm rezultati, por edhe loja ishin mbresëlënëse dhe taktikisht skuadra ishte e vendosur mirë, ndonëse me shumë ndryshime nga ekpi që luajti me “gjelat” të shtunën.

Tekniku italian Reja kishte vendosur një skuadër të “blinduar” nga krahët dhe mesfushën, teksa kishte në formacion Ermir Lenjanin dhe Ledian Memushajn dhe sigurinë në portë Thomas Strakosha.



Pjesa e parë nisi mirë me disa raste për ekipin tonë, për të arritur në minutën e 32, kur mbrojtësi Kastriot Dermaku shfrytëzoi me shtatëlartësinë e tij një goditje këndi dhe doli mbi islandezët.

Pjesa e parë u mbyll në favor të ekipit tonë. Ndërsa në pjesën e dytë, mbrojta kuqezi, sikur pësoi një përgjumje, nga e cila përfituan islandezët që mundën të barazojnë pas një gabimit të mbrojtësit Ardijan Ismajli.

Por, nuk ka zgjatur shumë minuta kjo “heshtje” në stadium, sepse për këtë kishte menduar kapiteni i kësaj sfide Elseid Hysaj. Pas një kombinimi të shkëlqyer mes Rey Manajn dhe Hysajt, kapiteni me të majtën e tij nxjerr një “perlë” që la të shokuar islandezët.

Por jo gjithccka kishte mbaruar. Për teknikun italian, që kjo fitore ishte e rëndësishme për të lënë pas ccdo diskutim lidhur me grupin dhe harmoninë në radhët e kuqezinjve bëri lëvizjet e para, ndonëse që të dyja të detyrueshme në mbrojtje.

Berat Gjimshiti ishte i pari që la fushën për shkak dëmtimi, duke u zëvendësuar me Frederik Veselin, që të dy lojtarë të Seria A në Itali. Por, atëherë kur nuk pritej islandezët na ndëshkojnë duke barazuar rezultatin në dy me dy.

U deshën shumë minuta, e aq më tepër, kur jashtë fushës doli edhe kapiteni Hysaj, që u zëvendësua me mesfushorin Amir Abrashi, duket se minutat nuk ishin në favorin tonë dhe pa koordinim mes reparteve të lojës.

Atëherë kur duhej dhe kur pritej, Reja fut në lojë Odise Roshin, njëlloj si në rolin me Francën, por sigurisht më i freskët. Dhe nuk gaboi, sepse në minutën e 79 pas një pasimi të Memushajt shënon golin që ngriti stadiumin në këmbë. Edhe vetë Roshi, që ditët e fundit ishte lakuar aq shumë pas atyre dy gabimeve individuale që sollën dy prej 4 golave në Francë i la të gjithë pa fjalë.

Nga këmbët e tij u shënuar goli i tretë, ccka u dha zemër djemve të kombëtares, që nuk e mbyllën me kaq, por që shënuan edhe një gol të katër 7 minuta nga fundi. Sulmuesi Cikalleshi nxori të gjithë “arsenalit” e tij dhe goditi në portën e islandezëve duke mposhtur për herë të kartërt portierin mik.

Këtu u mbyll kjo ndeshje, e cila në minutat e mbetura u shoqërua me të tjera raste, por pa konkretizime të tjera.

Shqipëria merr në këtë mënyrë 3 pikë, duke shkuar në 9 gjithsej dhe mbetet në renditje pas Francës dhe Turqisë.

©Copyright Gazeta SHQIP

 


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.