Nepotizmi në RINAS/ Si i punësoi të gjithë familjarët e vet kolumbiani i shqiptarizuar, Rolf Castro!

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), shpesh ka qënë në qendër të akuzave për rritjen e çmimit të biletave të avionit për udhëtarët shqiptarë dhe turistëve të huaj. Kjo ka ardhur për shumë faktorë, por më kryesorët janë keqmenaxhimi dhe situata monopol e TIA-s.

Lidhur me keqmenaxhimin, që është varësi direkte e drejtuesve të TIA, Gazeta Shqip do të bëj publike punësimet nepotike dhe në vijim do të nxjerrim shkelje të ndryshme me tendera apo abuzime të rënda financiare.



Në këtë shkrim do të pasqyrojmë sesi CEO i TIA, Rolf Castro-Vasquez, i cili ka mbërritur në Tiranë në vitin 2006, ka punësuar të gjithë familjarët e bashkëjetueses së tij. Të gjithë e dinë në TIA, por edhe zyrtarisht pasi janë martuar në Gjermani, Rolf Castro dhe Besa Zoraqi bashkëjetojnë prej disa vitesh, diku rreth zonës së Selvisë në Tiranë. Pikërisht nga kjo dashuri, janë ngritur edhe interesat financiare dhe nepotizimi në administratën e RINAS-it.

Besa Zoraqi deri në vitin 2018, mbante postin e Shefes së Sigurisë së Aeroportit. Ajo emërua nga vet bashkëjetuesi i tij, kolumbiani i shqiptarizuar Rolf Castro dhe më pas u largua nga Aviacioni Civil sepse u gjet me shkelje të rënda.

Motra e Besa Zoraqit, është e punësuar gjithashtu në Aeroportin e RINAS-it, falë ndërhyrjes së CEO-s, Rolf Castro. Kristi Zoraqi mban detyrën si Shefe e Operacioneve në TIA.

Edhe babai i Besa Zoraqit, Prokop Zoraqi, ka qënë i punësuar fillimisht tek kargo në TIA, dhe më pas si Drejtor Teknik i ICTS, kompanisë së sigurisë të shumëpërfolur pas grabitjeve në RINAS.

Të gjitha ndërhyrjet dhe punësimet janë kryer nga Rolf Castro, i cili prej vitit 2013 është emëruar si CEO i TIA. Castro është me origjinë nga Kolumbia, dhe ka një lidhje gjaku me Kubën dhe Gjermaninë.

Në vijim do të publikojmë dokumenta të tenderave të ndryshëm të RINAS-it, të përfituara nga njerëz të lidhur ngushtësisht me Rolf Castron.

©Copyright Gazeta SHQIP


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed.