Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

'Ka njerëz që e quajnë veten shqiptarë', çfarë tha Ahmet Zogu pas atentatit të Vjenës

"Le Petit Journal" ka botuar, të hënën e 23 shkurtit 1931, në faqen n°3
, fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake "Neue Freie Presse", të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut "Dars (Klos), Mat ? Albania
", i ka sjellë për publikun shqiptar :
Pas atentatit të Vjenës
"Unë erdha këtu në mënyrë private", deklaroi mbreti Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 23 shkurt ? Neue Freie Presse e këtij mëngjesi ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit Zog : "? Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak. Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike. Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve."

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore