Deklarata ekskluzive e Mbretit Zog, një vit pas nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit

“Le Midi Socialiste” ka botuar të martën e 9 prillit 1940, në faqen numër 2, deklaratën e mbretit Zog, një vit pas nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Me rastin e nënshtrimit të Shqipërisë nga Italia e Musolinit, zyra e shtypit shqiptar komunikon deklaratën e mëposhtme të mbretit Zog I:  “Shqiptarët, si të gjithë popujt e tjerë, kanë të drejtën e shenjtë për të jetuar të lirë dhe të pavarur në tokën e të parëve të tyre.

Shqiptarët, të drejtën natyrore dhe legjitime, e kanë shenjtëruar në sytë e botës nëpërmjet sakrificave të gjakut që ata kanë bërë gjatë një historie të vjetër disa mijëra vjeçare.

Mbretëresha dhe unë, si të gjithë shqiptarët, i kushtojmë të gjitha mendimet dhe përpjekjet tona që kombi shqiptar të fitojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të pavarur, e drejtë që bota e qytetëruar e ka njohur solemnisht.

Jam plotësisht i bindur që Shqipëria, falë sakrificave të fëmijëve të saj dhe pozicionit gjeografik në Ballkan, do të shohë fundin e agresionit që i është shkaktuar dhe rikthimin e të drejtës së saj për një jetë të pavarur, në tërësinë e saj” ishte deklarata e plotë e Mbretit Zog i I./ Aurenc Bebja

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.