Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kush është Hermann Bernstein, hebreu i lindur në rusi, ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë ? 13 Gusht 2019

?L?Univers Israélite? ka botuar, më 21 shkurt 1930, një shkrim në lidhje me ambasadorin e ri amerikan të emëruar në Shqipëri, z. Hermann Bernstein, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut ?Dars (Klos), Mat ? Albania?, e ka sjellë për publikun shqiptar :

?Gazetat njoftojnë emërimin e Hermann Bernstein, një gazetar i njohur hebre, si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Lindur në Mohileff (Rusi), Bernstein u nis për në Amerikë në moshën njëzet vjeçare. Ai zgjodhi aty profesionin e gazetarit.

Gjatë Luftës së Madhe, ai mori pjesë në ekspeditën e famshme paqësore të Fordit, e cila dështoi në mënyrë të mjerueshme. Por pasi mbaroi lufta, Ford u bë anti-semit dhe sulmoi mikun e tij, duke provokuar një gjyq që përfundoi në pajtimin midis Bernstein dhe Ford-it. Ky i fundit madje hoqi dorë nga idetë e tij anti-semite.

Bernstein iu përkushtua popullarizimit të letërsisë ruse në Shtetet e Bashkuara. Ai përktheu disa shfaqje ruse, të cilat u interpretuan në New York në dekoret e piktorit Sam Ostrovsky dhe patën një sukses të madh.

Ai ishte gjithashtu drejtor i të përditshmes yidich ?Der Tog?; kohët e fundit, ai vizitoi Rusinë sovjetike, ku u interesua kryesisht për kolonitë bujqësore hebreje.

Bernstein i tha një gazete hebreje të New York-ut se falë mbështetjes së... Ford-it, ai u emërua ambasador në Shqipëri.

Ne nuk mund të dyshojmë më në sinqeritetin e industrialistit të madh amerikan. ?Miqtë e mi më të mirë janë armiqtë e mi të vjetër? ka thënë një burrë shakaxhi, siç thonë në anën tjetër të Atlantikut.?

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore