Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kur fati të ndëshkon/ Fitoi lotarinë amerikane, por u zbulua se kishte falsifikuar dëftesën e shkollës së mesme (DOKUMENTI)

Lotaria amerikane është ëndrra e përvitshme e shumë qytetarëve të Shqipërisë dhe jo vetëm. e tillë ka qenë edhe për Çlirim Tupin nga fshati Zabzun, fshat i Librazhdit, por gjeografikisht në kufi me Dibrën, derisa u shpall fitues.

Por ëndrrat kthehen në makth, nëse përpiqesh të gënjesh amerikanët, apo të kryesh vepër penale sikundër veproi 36 vjeçari, gjë të cilën nuk e kishte çuar kurrë ndërmend.

Pas një hetimi intesiv disamujor Prokuroria mbylli hetimet dhe e dërgoi Tupin të pandehur në Gjykatë së bashku me një drejtor shkolle që ka vulosur dokumente false dhe e ka diplomuar.

I dyshuari nuk e kishte frekuentuar asnjë ditë gjimnazin. Në dokumentet e firmosura nga ish-drejtori i shkollës Dashnor Hysa që do të gjykohet me të riun për falsifikim dokumentesh, në përshkrimin e sjelljes shkruhet se mëson me hope, por ka një sjellje të mirë.

Këtë diplomë gjimnazi 36 vjeçari nga Dibra e ka paraqitur në Ambasaden Amerikane për intervistën prej të cilës pas lotarisë priste të pajisej me vizë. Por ndërkohe siç kuptohet amerikanet kishin kryer verifikimet e tyre dhe madje kishin shkuar deri në fshatin Dorëz në Librazhd, në shkollën ?Shefqet Dosku? dhe kishin kontaktuar me stafin pedagogjik.

Dhe ashtu sikurse ishin edhe dyshimet, zbulimi i amerikanëve ishte se fituesi i lotarisë kishte paraqitur dokumente false në zyrat e selisë diplomatike dhe pretendonte të pajisej me vizën, që i takonte pas fitimit të lotarisë amerikane.

Në këto kushte pasi ka parë se ëndrra e tij amerikane u thye, i riu ka vendosur të thotë të vërtetën. Ai ka treguar se i duhej një diplomë dhe se kishte takuar një qytetar në Rrugën e Kavajës, të cilit i ka paguar 2 mijë euro për të marrë një vërtetim të tillë.

Policia shkencore përmes një shkrese i ka bërë të ditur Prokurorisë se shenjat e vulave në vërtetimin  e shkollës së mesme i përkasin vulës së shkollës, ndërkohë që Tupi nuk rezultonte i regjistruar në indeksin e amzës. Por ish drejtori i shkollës edhe ai i marrë i pandehur ka deklaruar se një i ri kishte shkuar në zyrën e tij dhe i kishte kërkuar një vërtetim notash dhe ai ja kishte dhënë pas një verifikimi në regjistrin e veçantë.

Vetë drejtori i shkollës bën të ditur se i riu që kishte kërkuar këtë listë notash figuronte si nxënës i shkollës së mesme. Por, sipas Prokurorisë ish-drejtori nuk thotë të vërtetën dhe se zyrtari ka shpërdoruar detyrën duke mbajtur vulën jashtë shkollës dhe duke mos i vendosur numër protokolli vërtetimit që më pas është sjellë nga Librazhdi në Tiranë dhe është shitur për dy mijë euro.

[gallery ids="813397,813398,813399,813400,813402,813403,813404,813405,813406,813407,813408,813409"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore