Gazeta SHQIP publikoi e para një letër të kreut të shtetit, Ilir Meta, ku paralajmëronte tërmet apokaliptik në Ballkan.
Në shkresën drejtuar kryeministrit dhe dy ministrave, presidenti, duke iu referuar një sizmiologu grek, paralajmëronte "lëkundje" të forta në Ballkan.
Por siç duket e gjitha ka qenë një blof, pasi vetë sizmiologu të cilit presidenti i referohet e ka mohuar diçka të tillë
"Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. Unë nuk kam bërë asnjë parashikim. Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj. E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake", tha ai në një reagim për shqiptarja.com
Sizmiologu i vjetër grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, ka çmontuar alarmin e Metës, i cili çuditërisht kërkonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
[gallery ids="806848,806849,807013"]