
Ditari i Dukës së Montpenser-it: Si e gjeta Vlorën në 1913 dhe pse e mora Ismail Qemalin në Brindisi
E Diel 14 Korrik 2019, 17:12
Gazeta Shqip

, një shkrim në lidhje me rrëfimin e Dukës së Montpensier-it mbi udhëtimin e tij në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut "Dars (Klos), Mat ? Albania
Drejt Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Gjatë kësaj vizite, në krye të shtyllës së Mekongut valvitet flamuri shqiptar, i cili që prej pesë shekujsh, që nga koha e Dukës Jean (Gjon) të Normandisë, kurrë nuk ka lundruar në ujë. Në orën 4, zbresim në tokë, buzë një bregu të vogël, i cili ende mban gjurmët e njërës prej dy predhave të gjuajtura nga grekët në qytet. Në dalje, na presin dy karroca ! Unë nisem në të parën me princ Gjikën dhe Gogiaman-in; suita ime ndodhet në të dytën, ndërkohë që një grup i madh milicësh shqiptarë gjendet i armatosur. Ata janë rreth tetëqind, të armatosur në mënyrë të përkryer, të veshur me uniforma turke, ku qafat e tyre janë transformuar në ngjyrat shqiptare, dhe mbajnë mbi kokë qeleshet e Malsorëve. Turma, e përhapur gjatë rrugës sonë, ka mbushur rrugicat dhe madje mbulon edhe çatitë : ajo na mirëpret dhe brohorit : "Rnoft Scpupnia!" (Rroftë Shqipëria!) Arrijmë te Ismail Qemali, i cili jeton në shtëpinë e Xhemil Vlorës, e transformuar në pallat qeveritar. Të gjithë ministrat gjenden aty, të rrethuar nga shefat dhe senatorët që kanë ardhur në Vlorë nga të gjitha anët e Shqipërisë; Janë të pranishëm edhe imzot Cacciori (Kacorri), nunci apostolik i Durrësit, nënkryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe Isa Boletini, udhëheqës i famshëm ushtarak shqiptar, para të cilit turqit u drodhën për pesë vjet, i cili tani komandon milicinë shqiptare. Ne biseduam gjatë me ta? Ne vizituam qytetin mbi kuaj, të shoqëruar nga dy djemtë e Ismail Qemalit Vlora, e cila dikur kishte 7.000 banorë, tani ka 35.000, falë fshatarëve të shumtë që u larguan nga fshatrat dhe shefat e tyre, delegatë ose luftëtarë që kanë zbritur nga malet. Shumë nga këta njerëz jetojnë në mjerim dhe vuajtje tepër të thellë, pavarësisht ndihmës së popullatës vendase;por të gjithë, pa dallim feje, luftojnë kundër mohimeve në emër të idesë shqiptare. Në mbrëmje, ne kthehemi në Mekong, ku një i dërguar i Ismail Pashës vjen për të na paralajmëruar se Ismail Pashai është gati për tu nisur të nesërmen. Po këtë mbrëmje, konsullët e Austrisë dhe të Italisë vijnë dhe më takojnë në anije. 30 mars. Imzot Cacciori (Kacorri) dhe prifti katolik i Vlorës kalojnë mëngjesin me ne dhe vizitojnë Mekongun. Të dy, si dhe të gjithë të njohurit dhe anëtarët e Qeverisë së Përkohshme, flasin një frengjishte të përsosur ... Ne pritëm për pesë orë anëtarët e qeverisë që do të merrnim për në Itali. Nata filloi të bjerë. Askush nuk po vinte. Ne ishim mjaft të shqetësuar, sepse ishte urgjente që të largoheshim nga gjiri i Vlorës. Më në fund, në orën dhjetë, një barkë solli Ismail Qemalin dhe dy djemtë e tij, Gurakuqin, ministrin e Arsimit, Isa Boletinin dhe dy djemtë e tij, senatorin Berati (Dhimitër Beratin), dhe një tregtar të njohur të zonës.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Majtas : 1.Shkëlqesia e tij Duka i Montpensier-it ? 2.Isa Boletini ? 3.Ismail Qemali (shef i qeverisë së përkohshme shqiptare. ? 4.Ethem Qemali (Djali i Ismail Qemalit) ? 5.Qazim Qemali (Djali i Ismail Qemalit) ? 6.Luigj Gurakuqi, ministër i arsimit ? 7.Një nga djemtë e Isa Boletinit. ? 8.Dhimitër Berati, senator. ? 9.Gogiaman-i (Shoqëruesi shqiptar i Dukës). ? 10.Një tjetër djalë i Isa Boletinit. Djathtas : Qeveria e përkohshme shqiptare në anijen që po e dërgon në bordin e Mekongut. Kryqi tregon se është Ismail Qemali. Gjatë një nate të errët, ne u larguam nga gjiri dhe kaluam para ishullit të Sazanit, në të cilin ende gjenden disa ushtarë grekë. 31 mars. Në orën tetë të mëngjesit, pas një lundrimi të qetë, ne ankoruam në portin e Brindisit. E deklaruam Vlorën si portin e fundit të qëndrimit. Shërbimi shëndetësor konsultoi regjistrat e tij dhe na tregoi se Vlora ishte shpallur e rrezikshme. Që prej gjashtë muajsh, duke mos patur një mendim tjetër rreth kësaj gjendje, ne pritëm në anije një mjek dhe disa infermierë, të cilët nxitojnë me mirësi të na dorëzonin çertifikatat e nevojshme për zbarkimin e mysafirëve tanë ... 1 prill. Ne prekim sërish ujërat e Korfuzit, ku takojmë dy anijet luftarake angleze të dërguara në Tivar, Edward VII dhe Dartmouth-in. Në orën shtatë të mbrëmjes, kthehemi në gjirin e Vlorës. Ne drejtojmë dritën e prozhektorit tonë elektrik në kalim: dy anije siluruese gjenden përpara bregut.


Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.
Poll

Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
DEKLARATË E TOP CHANNEL PËR SULMIN TERRORIST
Historia e plotë >
Interesi Publik / 29 Mars, 15:25
Çfarë po ndodh? Euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit (SHIFRA)

Interesi Publik / 29 Mars, 13:43
Nga prilli rritje pensionesh, ja sa do të jetë SHUMA që do t’iu shtohet moshës së tretë

Interesi Publik / 29 Mars, 12:11
"Dimër" në mes të pranverës! Meteorologia tregon se si parashikohet moti për ditët në vazhdim…
Aktualitet

E RËNDË/ E zuri poshtë trungu i pemës, ndërron jetë 42-vjeçari në Berat
Historia e plotë >


