DETAJE/ Gazetari zbulon paktin Rama-Basha: Zgjedhjet e parakohshme në qershor 2020!

Analisti Baton Haxhiu ka thënë në studion e maratonës elektorale në Top Channel se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri nuk do të zhvillohen në 2021, por në qershor të 2020-ës.

Sipas analistit që qëndron shumë pranë kryeministri Edi Rama, për të shkuar deri në këto zgjedhje do të ketë lëvizje të shumta në PD, ku sipas tij Lulzim Basha do të bëhet pjesë e një qeverie të përbashkët me shefin e ekzekutivit.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në qershor të vitit 2020. Pse duhet PD të kërkojë një koalicion parazgjedhor. Arsyet përse do të mbahen në qershor i kam thënë në shkurt dhe nuk do ti përsëris. E para s’duhet që PD të jetë jashtë sistemit, se s’ka as këshilltarë dhe as parlamentarë. Vetëvendosja pas zgjedhjeve lokale do të jetë eksponenti kryesor kundër PS derisa PD-ja të forcojë veten. Kur të dal Vetëvendojsa, PD do të kërkojë bashkëqeverisje me Ramën, do të përkrahë reformën në drejtësi dhe sistemin në brendësi të gjithin dhe pastaj do hyjë në koalicon me PS, ku do kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe aty del fituesi”, tha Baton Haxhiu sipas analizës së tij.





Ai theksoi gjithashtu se “kjo është axhenda që duhet të ndjekë PD-ja”, pasi nëse s’e ndjek në 2021 do të shkojë e dërmuar pa asgjë.

“Është edhe në interesin e PS, sepse PS i ka 61 bashki dhe s’mund t’ia lejojë vetes që të qeverisë e vetme në 4 vitet e ardhshme, duhet të lëshojë diçka. Edhe pse është e fortë duhet t’ia hap krahun Partisë Demokratike”, u shpreh Haxhiu.





Comments are closed.